Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila ka kujtuar kohën kur kombëtarja drejtohej nga Gianni de Biasi, trajner me të cilin arritën edhe kualifikimin historik në “EURO 2016”.
Ai e vlerësoi trajnerin jo vetëm nga ana tekniko-taktike, por sidomos edhe nga ana e përgatitjes emocionale, ndërsa ka theksuar mënyrën si i motivoi para ndeshjes me Serbinë në vitin 2014.
“Misteri na e bëri të qartë, se kishim vetëm një rrugë të arrinim kualifikim – vetëm nëse të gjithë futbollistët, ngado që vinim, nga Tirana, Prishtina apo Shkupi, duhej të mendonim të gjithë si trup i vetëm, si një flamur”, rrëfeu Lila për “Refleksione”, duke kujtuar situatën para ndeshjes me Serbinë në Beograd më 14 tetor 2014.
“Është një natë që nuk do e harroj kurrë, një natë me emocione të jashtëzakonshme. Ne e dinim rëndësinë, pasi 6-7 lojtarë vinin nga Kosova. E në momentin që droni u fut në fushë, ne u bëmë një për të mbrojtur flamurin. Ishte një krenari e jashtëzakonshme”, tha Lila, duke kujtuar se përpara ndeshjes, trajneri zgjodhi një motivim të veçantë, teksa i ftoi futbollistët në dhomën e video-analizës, dhe e vuri një video nga gjenocidi serb në Kosovë.
“Kjo video me masakrat në Kosovë u mbyll me një këngë për Adem Jasharin. Dhoma ishte e errët. Unë isha i përlotur dhe kisha frikë se mos shokët mendonin se mos po ndjeja frikë para ndeshjes. Por, kur ktheva kokën, pashë që të gjithë ishim të përlotur. Ishte një motivim i jashtëzakonshëm, ishte një karikim lufte përpara ndeshjes”, kujton Lila ndeshjen përball 32 mijë tifozëve serbë.
“Bëmë atë që duhet të bëjmë kushdo për flamurin e tij”, përfundoi ai./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...