Java e 17-të në elitën e futbollit kosovar ka filluar ditën e diel me tri ndeshje që janë zhvilluar.
Një fitore për vendasit (Trepça ’89 – Drita 3-1), një për mysafirët (Llapi – Flamurtari 1-4) dhe një tjetër takim përfundoi në barazim (Gjilani – Prishtina 0-0)
Ndërkohë për ditën e sotme janë në program të zhvillohen tri ndeshje të tjera.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli ka punë të lehtë pasi para adhuruesve të vet pret Dukagjinin e fundit në tabelë.
Ballkani që është befasia më e madhe e këtij stinori është tanimë kampion vjeshtor dhe sot luan përballë Vushtrrisë në udhëtim.
Ndërkohë ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet edhe në Skenderaj, ku Drenica është nikoqire e Ferizajt.
Të tria takimet do të nisin në kohë të njëjtë me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima