Vetëm një ditë para duelit më të madh të vitit në boksin botëror janë bërë edhe matjet zyrtare të dy protagonistëve, Deontay Wilder dhe Tyson Fury.
Pas konferencës për shtyp që kaloi me shumë tensione, njëjtë kaloi edhe matja zyrtare.
Dy boksierët u përplasën verbalisht, por mbajtën distancë të madhe me njëri-tjetrin falë edhe pjestarëve të sigurimit të cilët ishin të pranishëm.
Wilder u shfaq me maskën e tij të zakonshme për të cilën edhe njihet me pseudonimin “Bombarduesi i Bronztë“, ndërkaq Tyson Fury u shfaq tejet energjik duke treguar trupin e tij më në formë se kurrë.
Pas matjeve që ata i bënë, u kuptua dallimi i madh në peshë mes dy boksierëve, edhe pse Fury humbi shumë peshë për dallim nga e njëjta kohë vitin e kaluar.
Tyson Fury peshon 116 kilogramë një ditë para duelit të rëndësishëm, kurse Wilder peshon plot 20 kilogramë më pak, pra 96 kilogramë.
Përkundër dallimit të madh në peshë, Tyson Fury ka zhvilluar përgatitje intensive dhe përkundër këtij dallimi që mund t’i mundësojë lëvizje më të shpejtë amerikanit Wilder, britaniku do të provojë ta befasojë në secilin rast.
Dueli zhvillohet mëngjesin e të dielës sipas kohës tonë lokale, fillimi i tij pritet rreth orës 06:00.
Final face-off between @BronzeBomber & @Tyson_Fury #WilderFury pic.twitter.com/Wd2nSwsRff
— SHOWTIME Boxing (@ShowtimeBoxing) November 30, 2018
Arena ku do të mbahet ky duel është Staples Center, Los Angeles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave