Sulmuesi francez, Kylian Mbappe u prezantua te Real Madridi këtë të martë (16 korrik) në Santiago Bernabeu, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.
Ai kishte opsionin për të vazhduar kontratën me PSG-në, por vendosi të mos e përdorte atë dhe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Los Blancos.
Përfaqësuesi francez pranoi një pagë shumë më të ulët te Reali se sa kishte deri më tani.
Reali nuk i është dashur t’i paguajë asgjë PSG-së për ardhjen e Mbappes, por ka paguar 100 milionë euro direkt në llogarinë e lojtarit, ndërsa të drejtat e imazhit janë ndarë në 50-50.
Paga vjetore e Kylian Mbappes do të jetë 15 milionë euro, sipas mediave spanjolle. Kjo është shumë më pak se paga e tij në PSG, për të cilën fitoi 200 milionë euro në dy vitet e fundit, pa llogaritur kontratat e sponsorizimit
“Mirëmëngjesi të gjithëve, është mirë që jam këtu me ju. Kam ëndërruar të luaj për Real Madridin. Faleminderit presidentit Florentino Perez dhe familjes time, shoh nënën time duke qarë… Faleminderit të gjithëve. Shpresoj të jem në nivel të këtij klubi, i cili është më i miri në botë”, ka thënë Mbappe.
“Dua të them diçka për fëmijët, të cilët janë shumë. Është një ëndërr e realizuar për mua, dhe ëndrrat tuaja mund të realizohen nëse jeni të pasionuar pas asaj që bëni”, dekklaroi më tej 25-vjeçari, i cili puthi simbolin e klubit të tij të ri. /Telegrafi/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...