Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka kërkon maksimumin nga Kombëtarja, i vetëdijshëm se mungesat janë një pengesë në misionin e Christian Panuccit.
“Me Spanjën dhe Italinë? Janë dy ekipe shumë të forta, dy kampionë bote. Por, ne nuk jemi ekip për të pranuar humbjet kundër tyre. Ne do të bëjmë maksimumin. Duhet të bëjmë gjithçka mirë edhe pse fatkeqësisht kemi shumë mungesa. Ndaj kundërshtarëve të tillë kampionë bote duhet të kesh 30 lojtarë. Megjithatë, besoj se ata që do të luajnë do të bëjnë më të mirën dhe mund të arrijmë diçka.”
Numri një i Federatës largon presionin mbi kuqezinjtë, por duke kujtuar se përballë dy skuadrave që kanë fituar tituj botërorë, kemi shansin për të promovuar imazhin e futbollit shqiptar, transmeton Super Sport.
“Në grup është thuajse gjithçka e vendosur dhe lojtarët nuk kanë përse të kenë presion. Janë ndeshje që do të tërheqin vëmendjen e ndërkombëtarevë dhe duhet të promovojmë futbollin shqiptar.”
Një batutë në lidhje me komunikiminme De Biasin para ndeshjes me Spanjës, dhe një dëshirë për të përfituar nga situata aktuale në kampin iberik.
“Gianni De Biasi më ka dërguar sms ku më tha shpresoj të fitoni me Spanjën dhe të bëheni heronj të Italisë. Ndërsa unë i thashë që fitojmë me Spanjën dhe me Italinë. Spanja është një nga skuadrat më të mira në botë që ka kualitet pavarësisht problemeve të brendshme. Megjithatë le t’i shfrytëzojmë konfliktet e tyre të brendshme në këto momente, ndërsa më tej pastaj ata mund t’i zgjidhin këto çështje pas ndeshjes tonë.”
Me fushatën kualifikuese drejt mbylljes, një bilanc për edicionin e eliminatoreve, ku djeg ajo humbje në shtëpi përballë Izraelit.
“Vendi i tretë? Mund të themi se nga ky kompeticion kemi marrë atë që të paktën e kishim llogaritur në fillim. Pishman është vetëm humbja me Izraelin në shtëpi. Objektivi mund të konsiderohet i arritur. Por kemi edhe dy ndeshje, mund të kërkojmë edhe më tepër dhe nuk mund të dorëzohemi ende pa u mbyllur aktiviteti.”
Deklaratat e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit erdhën pas një takimi që pati me Kombëtaren e 19 vjecarëve të drejtuar nga Erjon Bogdani, në prag të nisjes së ndeshjeve eliminatore për Europianin e kësaj grupmoshe, me Dukën që e cilësoi punën e vazhdueshme me ekipet zinxhir si investimin më të sigurt për të ardhmen.
“Nëse nuk fillon që 6 vjeç nuk mund të kesh ekip të parë. Kujdesemi maksimalisht për moshat që të kemi të ardhme sa më të sigurt dhe mendoj që e kemi të mirë. Nis aktiviteti për U-19 që fatmirësisht e kemi në Shqipëri, i kam kërkuar djemve të japin maksimumin për fanellën që kanë veshur dhe të marrin rezultat pozitiv”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...