Më shumë probleme për PSG-në pasi një tjetër yll i skuadrës mund të ndjek rrugën e Mbappes duke u larguar nga skadra

12:55 | 8 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Disa nga lojtarët më të mirë në botë aktualisht veshin fanellën e Paris Saint-Germain, por kjo nuk do të thotë domsodoshmërisht se gjërat janë në harmoni brenda.

Gjigandët e Ligue 1 po ecin përsëri në mënyrë të shkëlqyeshme në ligën vendase, por është Evropa ajo që ata duhet më të vërtetë të lënë shenjën e tyre.

Triumfi për herë të parë në histori në Ligën e Kampionëve do të bënte mrekulli për profilin e tyre dhe dikush dyshon se shanset më të mira për të bërë këtë do të vijnë këtë sezon, përpara se Kylian Mbappe të pritet të largohet nga klubi për t’iu bashkuar Real Madrid.

Në fakt, fitorja e turneut kryesor evropian mund të jetë e vetmja gjë që mban një tjetër yll të klasit botëror në kryeqytetin francez.

Është e drejtë të thuhet se Lionel Messi ndoshta nuk ka pasur ndikim që ai ose klubi priste deri në këtë pikë.

Ish-reprezentuesi spanjoll, Lobo Carrasco, ka sugjeruar se nëse PSG nuk e fiton Ligën e Kampionëve këtë sezon, Messi mund të përfundojë kontratën e tij dyvjeçare një vit më herët.

“Messi gjithmonë do t’i mungojë ‘modus vivendi’ që kishte në Barcelonë”, tha ai për El Chiringuito TV.

“Nëse ai ka sukses, që do të thotë të fitojë Ligën e Kampionëve, ai mund të zgjasë qëndrimin e tij edhe për një vit”.

“Nëse PSG nuk e fiton Ligën e Kampionëve, atëherë ky vit do të jetë i gjatë”.

“Unë mendoj se ai pendohet për vendimin e tij në kuptimin sportive, por në një nivel personal ai e kuptoi”, përfundoi ai.

Humbja e dy prej yjeve të tyre të mëdhenj në të njëjtën dritare tranferimi do të ishte një goditje e madhe nga e cila PSG mund të mos ruikuperohet.

Paratë duket se nuk janë object për klubin, por çdo nënshkrim i ri mud të mendojë dy herë për t’u bashkuar nëse lojtarë si Messi dhe Mbappe nuk mund ta çojnë klubin në “tokën e premtuar”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme