Liverpooli ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Evropës, pasi eliminoi Sparat Pragën me rezultat të përgjithshëm 11-2.
Ndeshja e dytë në “Anfield Road” përfundoi 6-1, me The Reds që shpartalluan skuadrën çeke qysh në pjesë të parë.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Darwin Nunez kaloi Liverpoolin në epërsi me një asistim të Dominik Szoboszlait.
Një minutë më vonë, Mohamed Salah asistoi te Bobby Clark që realizoi për 2-0.
Egjiptiani (10’) ndërroi rol – nga asistua në golashënues, kur Clark ia ktheu favorin për 3-0.
Katër minuta më vonë, Salah asistoi te Cody Gakpo për rezultatin 4-0.
Sparta Praga u ngushëllua me golin e realizuar në minutën e 42-të, kur shënoi Veljko Birmancevic me një asistim të Preciados.
Në 45 minutat e dytë, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp shënoi edhe dy gola të tjerë.
Për 5-1 u përkujdes Szoboszlai, që shënoi në minutën e 48-të, me Salah që kompletoi het-trikun e asistimeve.
Gakpo (55’) shënoi edhe golin e dytë personal dhe të gjashtin për Liverpoolin me një asistim të Harwey Elliot.
Liverpooli do të mësojë emrin e kundërshtarit nesër (e premte, 15 mars), me shortin që hidhet nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...