Me një vrapim nga gjysma e fushës, Ermal Krasniqi shënon gol të çmendur te Cluj

19:40 | 19 Shkurt 2023
E.H

Ermal Krasniqi po vazhdon me gola në Superligën e Rumanisë, duke ndihmuar skuadrën e tij, Cluj në fitoren 3-1 ndaj Arges.

Ndeshja që u luajt në kuadër të javës së 26-të, u dominua nga skuadra e lojtari shqiptar.

Derisa rezultati ishte 2-1 për Cluj, Ermali u përkujdes që të shënonte golin e komoditetit për ekipin e tij në 3-1.

Ky ishte goli i dytë për ish-sulmuesin e Ballkanit, derisa ka edhe një asistim, shkruan telegrafi.

Me këtë fitore, Cluj gjendet në vendin e dytë me 53 pikë, dy më pak se lideri Farul Constananta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme