Ish-bashkëlojtari i kombëtares, Jose Fonte ka thënë se Portugalia ‘luan më shumë si skuadër’ dhe është më e mirë taktikisht pa Cristiano Ronaldon në formacionin titullarë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë e filloi nga stoli fitoren 6-1 të së martës ndaj Zvicrës në fazën e 1/8-tës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ndërsa zëvendësuesi i tij, Goncalo Ramos, shënoi het-trik dhe regjistroi një asistim në një paraqitje yjesh.
Kjo ka shkaktuar një debat të madh për vendin e kapitenit të Portugalisë, Ronaldo në ekip.
Fonte, i cili ishte pjesë e skuadrës paraprake të Fernando Santos për “Katar 2022” përpara se të largohej, ishte plot lëvdata për paraqitjen e Portugalisë në mesjavë.
“Kur Ronaldo nuk është aty, Portugalia luan më shumë si skuadër dhe kjo u pa kundër Zvicrës. Ata luajtën rrjedhshëm, pa një pikë të vetme qendrore. Të gjithë kontribuuan dhe ishte bukur të shihej”, ka thënë fillimisht Fonte për A Bola.
Fonte, i cili fitoi Euro 2016 me Ronaldon, ende beson se 37-vjeçari mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë Botëror që po vjen nga fundi.
“Nuk mund të mësosh një legjendë si Ronaldo. Ronaldo do të jetë gjithmonë Ronaldo dhe për Portugalinë, madje është shumë pozitive që një lojtar si ai të vijë nga bankina, do të jetë një problem më shumë për t’u shkaktuar kundërshtarëve”.
“Fernando Santos solli një mentalitet shumë të fortë në ekipin kombëtar. Skuadra ka një aftësi të madhe për t’u mbrojtur së bashku. Dhe do të shkaktojë probleme sulmuese në çdo ndeshje. Besoj se Portugalia do të shkojë deri në fund të rrugëtimit, Kupa e Botës është titulli që na mungon. Le të mbajmë gishtat të kryqëzuar që kjo të ndodhë”, përfundoi mbrojtësi.
Në rrugën e Portugalisë në çerekfinale qëndron Maroku, i cili mposhti Spanjën me anë të penalltive, ndërsa fituesi i kësaj ndeshje përballet në gjysmëfinale me fituesin e takimit mes Francës dhe Anglisë. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?