Familja e Michael Schumacher shpreson për një ‘mrekulli mjekësore’ pasi që po jep sinjale të mos dorëzimit, raportojnë mediat gjermane.
Një mik i familjes së gjermanit pretendon se kampioni i garës po “dërgon sinjale të jetës” pas një kohe të gjatë të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Schumacher ka pësuar një dëmtim në kokë gjatë skijimit në Alpet franceze në dhjetor të vitit 2013 dhe që atëherë nuk ka qenë në gjendje të ecë ose të flasë.
Një burim i paidentifikuar, i cili ka folur për revistën gjermane “Brunte”, ka pohuar se gjendja fizike po e ndihmon për “rrethanat më të mira”.
‘”Corinna dhe fëmijët [Mick, 18 dhe Gina, 20] shpresojnë që sot të ndodhë një mrekulli mjekësore”, ka thënë burimi.
Shtatë herë kampioni i botës është vendos në koma mjekësore për gjashtë muaj pas incidentit të vitit 2015, ku edhe iu nënshtrua dy operacioneve për shpëtimin e jetës.
Theksojmë se së fundi familja e ngasësit të bolidit të Mercedesit është kritikuar për mos dhënie të informacionit rreth gjendjes shëndetësore të 48-vjeçarit./Telegrafi
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele