Lajme të mira për Xherdan Shaqirin në Liverpool.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova që paraqitet në radhët e Zvicrës, pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit Jurgen Klopp te skuadra nga ‘Anfield Road’.
27 vjeçari nuk e ka parë veten në fushë për Liverpoolin në pesë ndeshjet e fundit në Premierligë.
Ndeshja e fundit e Shaqirit ishte ajo ndaj Manchester Unitedit, në barazimin 0-0.
Raportimet se mes Shaqirit dhe Kloppit ka grisje të raporteve janë hedhur poshtë sot, kur kjo dyshe janë parë shumë të lumtur në stërvitje te Liverpool.
Mediet në Angli bëjnë të ditur se Shaqiri ka gjasa të mëdha të paraqitet në ndeshjen e fundjavës, ku Liverpool takohet me Southampton.
Ish ylli i Interit dhe Bayern Munich, këtë sezon për Liverpoolin ka regjistruar 21 paraqitje, duke shënuar edhe gjashtë gola.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju