Bayern Munchen, më në fund e mbylli operacionin për Harry Kane. Sulmuesi aq i dëshiruar nga bavarezët, mund të prezantohet që këtë të shtunë, në fund të Superkupës që kampionët e Gjermanisë do të luajnë kundër Leipzigut në “Allianz Arena”.
Bayerni do të paguajë në total 220 milionë euro, duke marrë në konsideratë kartonin 100 milionë euro + 20 të tjera si bonuse.
Dhe pagën e sulmuesit, 25 milionë euro bruto në vit deri në 2027. Bëhet fjalë për blerjen më të shtrenjtë të klubit bavarez, shumë më tepër se 80 milionët e shpenzuara për Lucas Hernandez në 2019.
Në sezonin e fundit, golashënuesi më i mirë i Bayernit ishte Gnabry me 17 gola në total, larg paraqitjeve të Lewandowskit. I cili gjatë 8 viteve në Mynih vetëm një sezon shënoi 25, pastaj gjithë të tjerët nuk zbriti poshtë 40 golave në sezon!
Një zgjedhje strategjike kjo e klubit bavarez që një vit më parë provoi të afrohej me Kane, por duke kuptuar që Tottenhami kërkonte shifra të mëdha. Në këtë mënyrë vendosën të investonin te Mane, i cili nuk ishte një 9-sh i pastër, për të pritur 12 muaj. Dhe për të rinisur sulmin për bomberin anglez që në 2024 mund të lirohej me parametra zero./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...