Google ADS

Më në fund arrihet marrëveshja, Xavi zyrtarizohet nesër të Barcelona

17:25 | 4 Nëntor 2021
KRG

Ish-lojtari Barcelonës, Xavi Hernandez do të rikthehet te klubi katalunas, por kësaj here si Trajner dhe jo si lojtar.

Xavi gjatë karrierës së tij si mesfushor, ka arritur suksese shumë të mëdha me Barcelonën.

Ai poashtu është duke korrur sukses edhe si trajner, ku ka qenë trajner i klubit të Katarit, Al Sadd.

Pas shkarkimit të holandezit, Ronald Koeman, Barcelona ka vendosur që të emërojë Xavin trajner.

Sipas gazetarit të njohur, Gerard Romero, spanjolli do të zyrtarizohet nesër si trajner i ri i katalunasëve.

Ndërsa prezantimi do të bëhet gjatë javës së ardhshme.

Tifozët e Barcelonës janë duke e pritur me pa durim ardhjen e Xavit duke shpresuar se do të këndell klubin pasiqë kohëve të fundit kanë pasur shumë probleme si nga ana financiare edhe ajo të koordinimit mes lojtarëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme