Më i miri në Itali dhe i dyti në Evropë, Gjimshiti dominues në ajër

14:02 | 17 Nëntor 2020
A. B.

Berat Gjimshiti në këtë sezon po kalon kulmin e formës së tij sportive. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është shfaqur në nivelet më të larta, si në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në Serie A dhe sidomos në kampionat ka qenë një gjigant i vërtetë sidomos për sa i përket dueleve në ajër.

Në një renditje të bërë nga CIES Observatory Football, Gjimshiti është mbrojtësi i dytë më i saktë në Evropë sa u përket dueleve ajrore dhe i pari në Serie A në këtë aspekt.

Me 95.7 për qind të dueleve të fituara nga nisja e sezonit të ri, lojtari i Atalantas është i dyti në Evropë, pas Kurt Zouma të Chelseat.

Ylli i kombëtares ka fituar 22 nga 23 duelet ajrore të deritanishme, transmeton faqja e SuperSport.

Në vendin e tretë renditet Harry Maguire, ndërsa në të katërtin Rafael Varane. Në 10-shen e parë i vetmi mbrojtës tjetër i njohur është Yerri Mina i Evertonit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme