Kylian Mbappe është tashmë në mesin e më të mirëve në botë dhe ende ka potencial për t’i pasuar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, sipas Mauricio Pochettinos, trajnerit të Paris Saint-Germain.
Sulmuesi francez i shënoi dy gola në fitoren e PSG-së 4:0 në udhëtim kundër Dijon, duke e rritur epërsinë në renditjen e golashënuesve më të mirë në Ligue 1.
Pochettino, i cili e mori drejtimin e PSG-së vetëm pak kohë më parë, beson se Mbappe do ta sundojë botën e futbollit në të ardhmen nëse i jepet kohë.
I pyetur nëse Mbappe mund të jetë pasues i Messit dhe Ronaldos në botën e futbollit, trajneri argjentinas tha: “Ai ka potencial. Atij nuk i mungon asgjë përveç kohës”.
“Ai nuk mund ta përshpejtojë procesin. Mendoj se ai është në mesin e më të mirëve në botë tashmë”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...