Me ftesë të UEFA-së, presidenti Agim Ademi, merr pjesë në Superkupën e Evropës

13:54 | 13 Gusht 2019
A. B.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, me ftesë të UEFA-s, ka udhëtuar sot në Stamboll, ku do të marrë pjesë në takimin e UEFA-së, si edhe do të jetë mysafir në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve, Liverpool dhe fituesit të Europa Leagues, Chelsea.

Gjatë qëndrimit treditor në Stamboll, përveç takimit të rregullt të UEFA-së, presidenti Ademi do të zhvillojë edhe takime të tjera me krerët e Federatës së Futbollit të Turqisë, si edhe me homologët e federatave të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme