Klubet e mëdha evropiane po punojnë që të përforcojnë skuadrat e tyre, ndërsa PSG mbetet më aktivja deri më tani.
PSG deri më tani ka ofruar emra si: Georginio Wijnaldum, Achraf Hakimi, Sergio Ramos dhe tani MVP i Euro 2020, Gio Donnarumma.
Tri prej tyre transferime falas, vetëm njëri i paguar deri më tani, një punë e krerëve të klubit të PSG-së, që do tu kishin zili e gjithë Evropa.
??
“Hi everyone
I’m very proud to be part of the Paris Saint-Germain team
I can’t wait to play and meet you
Ici C’est Paris”
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 14, 2021
Tani po mungon vetëm Liga e Kampionëve.
Sheikët nga Katari po festojnë dhjetë vjetorin e tyre prej se kanë zbarkuar në “Parkun e Princave”, ndërsa vit pas viti, projekti i tij duket edhe më i fortë.
Përforcimet e kësaj vere erdhën pothuajse me kosto zero (vetëm për Achraf Hakimi është paguar), duke konfirmuar kandidaturën e PSG për gjithçka që luhet në këtë sezon.
See what makes @Aspetar a unique destination for all things Sports Medicine ?
Check out our latest video with the Parisians ? pic.twitter.com/Y22FhfLLCm
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 13, 2021
Ardhja e Donnarummas, blerjet tjera dhe formacioni i mundshëm
Një portier i klasit të lartë botëror dhe MVP i EURO 2020, një mbrojtës qendror me katër Liga të Kampionëve të fituara, një mesfushor i aftë dhe me përvojë dhe një mbrojtës krahu që di të shënojë dhe asistojë.
Edhe nëse Kylian Mbappe, nuk rinovon, ai do të qëndrojë në Paris SG edhe sezonin e ardhshëm.
Me këto katër blerje, PSG bëhet ekipi i dytë me vlerën më të lartë në botë, vetëm pas Manchester City.
Pochettino do të kishte në duart e tij PSG-në më të mirë në histori, një skuadër e krijuar për të dominuar Francën dhe për të luftuar më të gjithë në Evropë. /Telegrafi/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...