Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi edhe zyrtarisht sot do të pensionohet nga të gjitha aktivitetet e saj si xhudiste aktive.
Në këtë rast, do të organizohet një ceremoni nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të mbahet në Institutin ‘Ali Hadri’ në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00.
Majlinda pati arritje të mëdha në skenën botërore të xhudos ku gjatë karrierës së saj ka koleksionuar 46 medalje shumë të rëndësishmë në këtë sport.
Kelmendi ka fituar 32 medalje të arta në gara të mëdha të xhudos gjatë karrierës, gjashtë të argjendta dhe tetë të bronzta.
Ajo do të largohet pas një karriere jashtëzakonisht të shquar, si kampione olimpike, kampione botërore (2 herë) dhe kampione kontinentale (4 herë).
Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mirë shqiptare, grua apo burrë dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë olimpike historike për Kosovën në “Rio 2016”.
Së fundmi ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ku pësoi disfatë dëshpëruese në rrethin e parë në kategorinë 52 kilogramë.
Ajo tashmë është angazhuar si trajnere e këtij sporti kërkrah, Driton Kukës.
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...