Tek Interi ka vetëm një objektiv të dielën e ardhshme, të mposhtë Lazion në ndeshjen direkte dhe të kualifikohet në Champions League, që për skuadrën zikaltër do të thotë shumë për të ardhmen.
Pavarësisht kësaj, me apo pa Champions sezonin e ardhshëm, drejtori sportiv Piero Ausilio shprehet se sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, kapiteni i skuadrës, nuk do të largohet në merkaton e verës.
“Icardi ka 3 vite kontratë më ne dhe e ardhmja e tij, pavarësisht renditjes përfundimtare të Interit, do të jetë këtu. Ne presim fundin e kampionatit për të diskutuar të qetë, të gjithë së bashku.
Vendi i katërt apo i pestë në renditje nuk do të ndryshojë asgjë në të ardhmen e sulmuesit. Mauro nuk është në merkato dhe kushdo që të trokasë në derën tonë do të marrë një përgjigje negative”, tha Ausilio.
Asambleja e Përgjithshme e OKB mbledh sot liderët botërorë, ...
Hungari/ Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me...
Moti sot në Shqipëri
Shea: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë
Sot mbahet Maratona e Prishtinës
Dita e fundit e verës me diell, temperatura maksimale arrin ...