Google ADS

Më 25 gusht në Ferizaj do të organizohet turneu i 3×3 në basketboll

13:37 | 20 Gusht 2024
D.H

Më 25 gusht në Ferizaj do të organizohet turneu i 3×3 në basketboll.

Turneu “Village Edition” do të organizohet nga 3×3 Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, përcjell Arbresh.info.

Në këtë turne do të marrin pjesë tetë ekipesi:

Mambas, Istogu, Prizreni, Ferizaj, KEKu, Prishtina, Alpha Pejë dhe Gjakova.

Turneu do të mbahet nga ora 15:00 deri në ora 23:00. Ky turne do të shërbejë në masivizimin e basketbollit në qytetin e Ferizajt, përkatësisht lojës 3×3.

Të ngjashme