Në Hajvali do të mbahet gjatë vikendit një mini maratonë për të kujtuar lirinë.
Të dielën, me datë 24 mars, do të mbahet një mini maratonë humanitare prej 5 km me moton “Vrapo në Paqe – Ta kujtojmë Lirinë” që do t’i kushtohet fillimit të bombardimeve të NATO-së dhe fillimit të lirisë së Kosovës, shkruan portali arbresh.info.
Maratona fillon në ora 12:30 dhe mbaron në ora 14:30, ndërkohë që në programin e kësaj maratone pjesë është një pikë muzikore për të argëtuar të pranishmit.
Numri u pjesëmarrësve pritet të jetë i madh për shkak se një numër i dukshëm i zyrtarëve të lartë kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Trupa nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) po ashtu do të jenë të pranishëm në këtë maratonë.
Mjetet e grumbulluara nga shitja e numrave do të ndahet si donacion për “SH.M.U Shkëndija” Hajvali si dhe Handikosin.
Sponsor gjeneral i kësaj maratone është gjiganti Mabetex Holding./arbresh.info/
Çmimi minimal për pjesëmarrje është 2 euro
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2