Leeds United ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Manchester Cityt si mysafire në Etihad Stadium, për t’ia shkaktuar humbjen e katërt Cityt këtë sezon.
Manchester City u gjet në disavantazh qe nga minuta e 42′, kur Stuart Dallas shënoi për të hapur serinë e golave të kësaj ndeshje, raporton lajmi.net.
Pas golit të shënuar, Liam Cooper (Leeds) u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje brutale në Gabriel Jesus.
Ferran Torres në anën tjetër, shënoi në minutën e 76′ pas shumë rasteve që Citizens krijuan, dhe barazoi për 1-1.
Stuart Dallas për herë të dytë u tregoi lojtarëve të Cityt se si duhet përfunduar një aksion, për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes 2-1.
Leeds tani janë në vendin e 9-të, me 45 pikë derisa Man City mbetet në kuotën e 74 pikëve.
⚽️ Manchester City vs Leeds United | Stuart Dallas (GOAL) 90′ #MCILEE pic.twitter.com/2yQmtzF0ec
— D9INE (LIVE) Man City 1-2 Leeds United (@D9INE_FINAL4) April 10, 2021
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...