MD: Leo Messi e fiton Topin e Artë

14:59 | 26 Nëntor 2019
Arbresh Info

Superylli argjentinas raportohet se tashmë është informuar për fitoren e tij edhe pse eventi madhështor zhvillohet të hënë.

Lionel Messi do ta fitoj Topin e Artë për të gjashtën herë javën e ardhshme sipas raporteve në Spanjë teksa thuhet se ylli i Barcelonës është vizituar nga një delegacion nga revista France Football të hënën.

Mundo Deportivo pretendon se 32-vjeçari ishte informuar për fitoren e tij nga ekipi i revistës prestigjioz, transmeton portali arbresh.info.

Ceremonia do të mbahet në Paris të hënën e ardhshme dhe Messi është në listën e shkurtër së bashkue me Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldon, i cili gjithashtu ka fituar pesë herë këtë çmim.

Van Dijk ishte zgjedhur Lojtari i Vitit nga UEFA në ceremoninë në muajin gusht, por Messi e mposhti atë në çmimin “The Best” nga FIFA një muaj më vonë./arbresh.info/

Të ngjashme