Mesfushori i Leeds United, Weston McKennie ka zbuluar së fundmi një histori qesharake se kur ai u përpoq të tallej me këmbët e Cristiano Ronaldos gjatë kohës së tyre së bashku në Juventus.
“Një histori me Ronaldon. Ai po bënte një masazh dhe unë po ecja dhe i thashë: ‘O Zot, këmbët e tua duken të tmerrshme!’”, ka deklaruar fillimisht amerikani.
“Por, ai më shikoi dhe reagimi i tij ishte si: ‘Miku im, këto këmbë vlejnë një miliard euro’. Unë i thashë: ‘Ke të drejtë, respekt’”.
McKennie luajti me Ronaldon për një sezon në Juventus përpara se të shihte sulmuesin portugez te rikthehej te Manchester United në vitin 2021.
Ai dhe Cristiano tani janë jashtë Juventusit, me McKennie qw ka kaluar te Leeds United në afatin kalimtar të janarit, derisa portugezi ka kaluar te Al Nassr. /Telegrafi/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...