Talenti i fundit i Barcelonës, Marcus McGuane ka zbuluar se Arsene Wenger nuk ka folur me të asnjëherë gjatë 12 viteve të tij në Arsenal.
19-vjeçari u largua në muajin janar pasi ishte i frustruar rreth mungesës së mundësive për të impresionuar në Emirats, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk kam pasur ndonjë bisedë me të”, ka thënë McGuane për ‘Daily Mail’ kur është pyetur rreth trajnerit Arsene Wenger. “Kam menduar se nëse vazhdoj të punoj shumë do të kem mundësi, por kjo nuk ndodhi”
“Nuk kam armiqësi por besoj se gjëja më e mirë ishte për të gjetur një rrugë tjetër”
“Nëse dëshironi të jeni në një vend për tu zhvilluar dhe për të fituar mundësi në skuadrën e parë, ndoshta ju duhet të shikoni diku tjetër dhe jo në Arsenal”
McGuane, i cili ka bërë vetëm dy paraqitje të shkurtra për “Topçinjtë” në Evropa Ligë, nuk është talenti i vetëm i ri që është larguar nga klubi për transferim jashtë vendit.
Chris Willock kaloi te Benfica verën e kaluar./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?