Conor McGregor ka folur për të parën here pasi shefi i UFC Dana White ka konfirmuar rikthimin e irlandezit në UFC 246 ndaj Donald Cerrone.
Luftëtari më i famshëm i MMA-së ka thyer heshtjen pasi White dhe Cerrone konfirmuan supersfidën e 18 janarit.
The Notorious ka zgjedhur partnerin ideal për t’u rikthyer në kafaz dhe e gjithë bota e arteve marcaile po presin me padurim këtë sfidë.
Irlandezi nuk kishte dhënë asnjë deklaratë që pas zyrtarizimit, por tani ka përdorur rrjetin social Twitter për të thumbuar “Cowboy”.
“Më falënderoni, me vonesë”, ishte mesazhi i McGregor, i shoqëruar me një “emoji” të flamurit të Amerikës.
Conor mesa duket ka bërë një reference për Ditën e Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara, e cila ka qenë ditën e djeshme.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...