McGregor thotë se kishte thyer këmbën para meçit me rusin Khabib Nurmagomedov.
Irlandezi u dorëzua në raundin e katërt në meçin për titull të peshës së lehtë në UFC.
Pas meçit, McGregor 30-vjeçar kishte deklaruar se ka bërë gabime në momentet vendimtare dhe se është mposhtur pastër nga Nurmagomedovi, transmeton Koha Ditore.
Mirëpo, të enjten McGregor në Twitter ka shkruar: “Unë theva këmbën tri javë para meçit”.
McGregor i ishte përgjigjur një tifozi në Twitter që kishte pyetur pse nuk e kishte lëvizshmërinë e zakonshme në përballjen me Nurmagomedovin.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...