Google ADS

McGregor shpreh interesim për ta blerë Chelsean

20:58 | 2 Mars 2022
KRG

Conor McGregor ka deklaruar se është i interesuar për blerjen e klubit të Chelseas, pasi Roman Abramovich ka vendosur për shitjen e klubit londinez.

Miliarderi rus ka konfirmuar sot se do ta shesë klubin, teksa nuk po mungon edhe interesimi për ta blerë atë.

Pronari i “Bluve” thuhet se kërkon diku rreth 3 miliardë funte për shitjen e Chelseas, klub i cili aktualisht është kampion i botës.

McGregor është personi i parë që është shprehur i interesuar për blerjen e klubit gjashtë herë kampion të Anglisë.

Ylli i UFC-së ndau një fotografi të një bisede në “WhatsApp”, në të cilën ai i tha dikujt se Chelsea ishte në shitje për 3 miliardë funte dhe se ata “duhet ta blejnë atë”.

Krahas fotografisë, ai shkroi: “Dëshiroj ta eksploroj këtë Chelsea FC”.

Kujtojmë se McGregor është një tifoz i Manchester Unitedit dhe shihet si interesante mundësia që ai ta blej klubin e Chelseas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme