Kampioni i botës në peshën e lehtë Conor McGregor ka konfirmuar sot se është fokusuar për t’u rikthyer në kafaz gjatë 2018-ës, duke hedhur poshtë spekulimet për një duel tjetër në boks, këtë herë ndaj filipinasit Manny Pacquiao.
Televizioni TMZ ka “peshkuar” sot kampionin irlandez të arteve marciale mikse në Nju Jork, duke i rrëmbyer një deklaratë në lidhje me të ardhmen e tij.
“Mendoj se sfida reale për mua është të vendos se çfarë do të bëj në të ardhmen. Dhe sfida e ardhës do të jetë në artet marciale mikse (MMA)”, tha McGregor.
Deklaratë që hedh poshtë shpresën e Pacquiao në një duel, ashtu sikurse ishte parashikuar për në prill të 2018-ës.
Por presidenti i UFC-sëe, Dana White, pat konfirmuar gjithashtu se do ta hidhte në gjyq boksierin filipinas, nëse ai bisedon direkt me irlandezin dhe jo me të, duke qenë se McGregor ka një kontratë me UFC-në, përcjellë Telesport.
Gjithsesi, McGregor ka një titull kampion për të mbrojtur, titull që e ka fituar në nëntor të 2016-ës.
Ai nuk është ngjitur në kafaz që prej këtij dueli, ndërsa në gusht të këtij viti debutoi në boks, ku u mund me “KO teknik” në raundin e 10-të nga Floyd Mayweather. /Telesport/
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...