Conor McGregor është pajtuar formalisht që të përballet me legjendën e UFC-së, Anderson Silva, në një superduel të këtij sporti.
Ish-kampioni i peshave të mesme, Silva, konsiderohet si një prej yjeve më të mëdha në histori të arteve të përziera marciale (MMA), ndërsa gjatë javës që lamë pas e kishte shënjestruar irlandezin e famshëm.
Braziliani, i cili është 45 vjeçar, e ka fituar vetëm një nga shtatë meçet e fundit, ndërsa për herë të fundit ka hyrë në tetëkëndësh para një viti në përballjen ndaj Jared Cannonier.
Silva ka thënë se ai dhe Conor mund të ndeshen në kategorinë prej 80 kilogramësh që është vetëm tre kilogramë më shumë se kategoria, në të cilën McGregor ishte ndeshur me Donald Cerronen në janar në duelin që zgjati vetëm 40 sekonda.
Irlandezi e kishte etiketuar veten si më i miri i të gjitha kohërave, ndërsa braziliani e kishte sfiduar: “Mendoj se një superduel do të ishte diçka historike për këtë sport”.
Ndërsa përmes një postimi në Twitter, McGregor u pajtua me kërkesën e tij duke shkruar thjesht: “Pranoj”.
I accept. https://t.co/HYqF132EvZ
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) May 28, 2020
Fitorja e ‘Notorious’ ndaj Silvas do t’i qetësonte paska kritikat për më të mirin në histori pas asaj humbjes nga Khabib Nurmagomedov që po i qëndron si peshë mbi shpatulla. /Telegrafi/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...