Ylli i arteve të përziera marciale, Conor McGregor, të enjten është paraqitur në gjykatë në lidhje me sulmin ndaj autobusit të UFC-së në Barclays Center të New Yorkut që ndodhi në muajin prill.
Irlandezi kishte hedhur gjësende në drejtim të autobusit që i bartte yjet e UFC-së pas një konference për shtyp, me ç’rast mbetën të lënduar dy sportistë në këtë incident.
Për pasojë, McGregor u arrestua nga policia e New Yorkut dhe pastaj u lëshua me kaucion prej 50.000 dollarësh që të mbrohej në liri.
Ai akuzohet për sulm të dhunshëm dhe sjellje kriminale, prandaj të enjten ka bërë një paraqitje shumë të shkurtër ne gjykatë, teksa ekipi i avokatëve të tij e ka njoftuar gjykatën se McGregor është i gatshëm që të bisedojë në lidhje me pranimin e fajit.
https://twitter.com/SportsCenter/status/982442931331260416?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmcgregor-paraqitet-ne-gjykate-ne-lidhje-sulmin-ndaj-autobusit-te-ufc-se-thote-se-eshte-penduar-per-veprimet-e-tij%2F
Seanca gjyqësore përfundoi shumë shpejt, ndërsa Conor dhe Cian Cowley do të paraqiten sërish në gjykatë më 26 korrik.
Pas daljes nga gjykata, McGregor ka thënë se ndjen keqardhje dhe se është penduar për veprimet e tij.
“Pendohem për veprimet e mia që më kanë sjellë në këtë situatë. E kuptoj seriozitetin e çështjes dhe shpresoj që të zgjidhet mirë. Faleminderit të gjithëve”, është shprehur ai.
Irlandezi nuk ka zhvilluar asnjë meç që nga 26 gushti i vitit 2017 kur debutoi si boksier ndaj kampionit të pesëfishtë Floyd Mayweather, ndaj të cilit humbi në raundin e dhjetë.
Në Tetëkëndësh, ai është paraqitur për herë të fundit në nëntor të vitit 2016 kur e nokautoi Eddie Alvarezin, për t’u bërë ylli i parë në histori të UFC-së që ishte kampion në dy kategori. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...