McGregor konfirmon rikthimin në UFC me një postim në rrjetet sociale

12:55 | 20 Nëntor 2020
A. B.

McGregor do t’i rikthehet sporteve luftarake apo më saktë ‘luftërave’ në tetekëndëshin e UFC-së.

Gjatë të enjtes mbrëma, UFC konfirmoi rikthimin e Mcgregor në oktogon për një ndeshje ndaj Dustin Poirier.

Irlandezi do të përballet me Poirier më 23 janar në kategorinë e peshave të lehta (Lightweight), të cilin e ka mposhtur më parë.

Rikthimin e tij në oktogon e ka konfirmuar edhe vet McGregor me anë të rrjetet sociale.

“Rikthimi i Mac”, ka shkruar luftëtari irlandez në profilin e tij privat në Instagram.

Ndryshe, ky rikthim i irlandezit vjen pas gati një viti, kur mposhti Donald Cerronen. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme