Google ADS

McGregor i befason të gjithë, rikthehet në UFC nëntë ditë pas pensionimit

11:42 | 4 Prill 2019
Arbresh.info

Conor McGregor ka vendosur të rikthehet një UFC vetëm nëntë ditë pas pensionimit.

Luftëtari nga Islanda nëntë ditë më parë kishte shokuar të gjithë me njoftimin për pensionimin nga artet marciale.

“Hej njerëz një njoftim i shpejtë, kam vendosur të pensionohem nga sporti si e quajnë sot “Arte Marciale Mikse”, kishte shkruar McGregor, përcjell ‘lajmi.net’.

“U dëshirojë të gjithë kolegëve të mi të vjetër një garë të mirë. Unë do u bashkohem kolegëve të mi të vjetër në këtë aventurë, tashmë në pensionim”.

Por, pensionimi i tij tashmë i përket të shkuarës, pasi McGregor ka vendosur të rikthehet në Oktagon.

“Unë dua të lëvizë përpara, me tifozët e mi që janë të të gjitha besimeve dhe me prejardhje të ndryshme”, ka thënë McGregor.

“Të gjitha besimet na sfidojnë të jemi vetja jonë më e mirë. Është një botë dhe një për gjithë. Tani të shohim në Oktagon”.

Këto deklarata të McGregor dhe ky rikthim vjen pak kohë pas një ofendimi që i bëri gruas të Khabib Nurmagomedov.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme