Presidenti i UFC-së, Dana White, ka bërë të ditur hapin e radhës së Conor McGregor pas triumfit të furishëm në rikthimin e tij ndaj Donald Cerrone.
Irlandezi fitoi brenda 40 sekondash në kuadër të ‘UFC 246’, gjë që shënoi rikthimin e tij në tetëkëndësh pas mungesës 15-muajshe.
Ai tashmë po kërkon një sfidë të re, ndërsa sipas White gjasat janë të mëdha që kundërshtari i ardhshëm i 31-vjeçarit të jetë fituesi i duelit ndërmjet Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson që zhvillohet në muajin prill në kuadër të ‘UFC 249’.
“Me siguri fituesi i duelit në mes të Khabib dhe Tony”, ka thënë kreu i UFC-së kur është pyetur për rivalin e radhës së Conor.
Kujtojmë që McGregor u ndesh me Khabibin në tetor të vitit 2018, kur ylli nga Dagestani triumfoi, ndërsa më pas shpërtheu sherri në të dyja taborët.
Është pritur që irlandezi të ndeshej me Kamaru Usman apo Jorge Masvidal, mirëpo kjo nuk do të ndodhë në një të afërme të largët, sepse ata do të ndeshen me njëri-tjetrin.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...