McGrego kundër vaksinimit të detyruar: Kjo është një krim lufte

22:23 | 6 Dhjetor 2021
KRG

Conor McGregor ka shprehur mendimin e  tij në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19.

McGregor i cili aktualisht është i lënduar ku ka pësuar thyerjen e këmbës, shihet shumë i revoltuar në lidhje me vaksinimin kundër coronavirusit.

“Vaksinimi i detyruar është një krim lufte”, shkroi McGregor në Twitter.

“A mendoni se detyrimi i njerëzve për të injektuar diçka në trupin e tyre nuk është krim?

“Njerëzit duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes, një përpjekje për të detyruar njerëzit të vaksinohen nga Bashkimi Evropian, nuk mund të pajtohem me këtë, por e di që qentë tanë në pushtet do të bëjnë atë që u thuhet, është koha që Irlanda të largohu nga Bashkimi Evropian”.

Ndërsa është komentuar shumë reagimin i tij në wëitter, bile kanë filluar të bëjnë shaka me të, duke e detyruar irlandezin ta fshij postimin e tij dhe pastaj të vie me një sqarim ku ka thënë se nuk është kundër vaksinimit, por kundër çështjes se nuk mund të ketë zgjidhje.

“Unë nuk jam kundër vaksinave, jam kundër që nuk mund të zgjedh, Zoti i bekoftë ata që mendojnë ndryshe”- ka shrkuar McGregor.

Irlandezi ka pësuar thyerje të këmbës në trilogjinë kundër Dustin Poirier, ku gjatë ndeshjes nuk ka mundur të vazhdoj tutje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme