Mbyllet sezoni për ‘njeriun e lëndimeve’

10:31 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Jack Wilshere nuk po mund të shpëtojë prej lëndimeve.

Kështu së paku ka konfirmuar stafi mjekësor i skuadrës së Bournemouthit, e cila pësoi humbje gjatë fundjavës me rezultat 4:0.

Mesfushori anglez u lënduar si pasojë e një dueli me sulmuesin Harry Kane, i cili u rikthye në këtë takim pas shërimit prej një dëmtimi në këmbën e majtë.

Ai do të mungojë në pjesën tjetër të sezonit dhe pritet të rikthehet te Arsenali për t’iu nënshtruar programit të rehabilitimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme