Mbyllet pjesa e parë pa gola ndërmjet Llapit dhe Shkupit

20:55 | 15 Korrik 2021
KRG

Llapi dhe Shkupi janë duke u përballur në kuadër të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Lllapit dhe ajo Shkupit e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0.

Ndeshja nisi më mirë për Llapin që pati disa goditje në fillim të duelit por që portieri i Shkupit Kristijan Naumovski u tregua fantastik me pritjet e tij.

Llapi pati iniciativën, pati më shumë goditje dhe e mbajti topin më shumë por pa arritur të realizoj ndonjë gol.

Në anën tjetër Shkupi u mbrojt më shumë dhe tentoi të sulmonte me anë të kundërsulmeve.

Mbetet të shihet si do të rrjedhë pjesa e dytë e ndeshjes. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme