Me goditjen e saktë me kokë pas krosimit të Valmir Veliut, Blendi Baftiu i dha avantazhin Llapit në Gjilan në minutën e 22-të, në duel ndaj Dritës.
Ky ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë,.
Gjilanasit që janë liderë të kampionatit, me fitore eventuale sot, do të shkëputeshin plot 5 pikë nga ndjekësi i parë, Ballkani.
“Xhebrailat” nuk shkuan mbrëmë më shumë se një barazim 1-1 kundër Prishtinës, andaj “Intelektualët” e kanë mundësinë që të krijojnë diferencë edhe më të madhe, para se të dielën të udhëtojnë në Suharekë për t’u përballur me kampionin aktual.
Nga ana tjetër ekipi nënkampion i Kosovës, ndodhet në zonën e barazhit, pasi me 16 pikë, ka prapa vetëm Ferizajin dhe Feronikelin’74, njofton Klankosova.tv.
Për t’u rikthyer në garë për pozitat e para, llapjanët duhet të lënë gjurmë në duelin e sotëm dhe deri tani kanë dhënë sinjale se kjo mund të ndodh.
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A