Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Kombeve të Afrikës në mes të Senegalit dhe Egjiptit.
Qysh në minutën e shtatë, senegalezët patën mundësinë e artë që të kalonin në epërsi, por dështuan.
Mohamed Abdelmonem bëri ndërhyrje të palejueshme në zonë, derisa nga pika e bardhë topin e vendosi Sadio Mane.
Por, derisa ylli i Liverpoolit po bëhej gati të gjuante, Mohamed Salah iu afrua portierit të Egjiptit që t’i tregonte se nga do gjuante bashkëlojtari i tij.
Kështu, në minutën e shtatë, portieri Gabaski ia doli të priste penalltinë e Manes, falë ndihmës së bashkëlojtarit të tij, që po ashtu luan te Liverpooli.
Më pas, Salah lëshoi disa shanse të arta në minutat në vazhdim, duke mos arritur të mposht Eduard Mendyn e Chelseat.
Një mundësi të mirë për Senealin e lëshoi edhe Famara Diedhiou në minutën e 38-të, pasi nuk ia doli të mposhte portierin egjiptian nga afërsia.
Me gjasë në 45 minutat e dytë rrjetat do të tunden, pasi skuadrat do të tentojnë t’u ikin vazhdimeve, për më shumë penalltive.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...