Google ADS

Mbyllet pjesa e parë, Barcelona në avantazh ndaj Real Madridit

21:50 | 2 Mars 2023
K.B

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së parë gjysmëfinale ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në Kupën e Mbretit.

Të besuarit e Xavi Hernandez kanë avancuar 0:1 pas 45 minutave të para ndaj “mbretërve” në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Autogoli i mbrojtësit Militao në minutën e 27-të i dha epërsinë “katalunasve” në fraksionin e parë.

Los Blancos patën mundësi të kalonin shumë herët në avantazh sikur mesfushori Modriq të tregohej më i sakt nga afërsia në minutën e parë.

Benzema gjeti rrugën e golit në minutën e 12-të, por u anulua për pozitë jashtë loje.

14 minuta më vonë, edhe Kessie dërgoi topin në rrjetë për mysafirët, por goli u anulua për arsyen e njëjtë.

Real Madridi dominoi në posedim të topit 60%-40%.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme