Google ADS

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Prishtinës dhe Ferencvarosit

20:53 | 13 Korrik 2021
KRG

Ka përfunduar pjesa e parë mes FC Prishtinës dhe Ferencvarosit, në kuadër të ndeshjes kthyese së raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht rasteve nga dy skuadrat, rezultati është i barabartë 0 – 0.

Otto John në fakt realizoi, por u anulua nga arbitri për pozitë jashtë loje.

Leutrim Kryeziu pastaj kishte një rast të artë, por u vonua dhe gjuajtjen e devijoi mbrojtja kundërshtare.

Ndërkohë, edhe Ferencvaros krijoi disa aksione, mirëpo portieri i “Bardhëkaltërve”, Ardit Nika ishte në vendin e duhur.

Rezultati i përgjithshëm momentalisht është 3 – 0 në të mirë të hungarezëve dhe mbetet të shihet në pjesën e dytë, nëse Prishtina do arrijtë të bëjë përmbysjen./Lajmi.net/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme