Google ADS

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Kosovës dhe Andorrës

21:39 | 28 Mars 2023
K.B

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 0-0 në “Fadil Vokrri” mes Kosovës dhe Andorrës.

Ndeshja ishte e qetë nga dy palët, me pak raste për shënim nga Kosova.

Vedat Muriqi dhe Alban Zeneli ishin ata që rrezikuan portën mysafire, por goditja e Muriqit u prit nga portieri kundërshtar, ndërsa ajo e Zenelit përfundoi jashtë porte.

Me këtë rezultat, Kosova mbetet e parafundit në grup, me vetëm një pikë nga dy ndeshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme