Ka përfunduar pa fitues super përballja mes Benficës dhe Ajaxit, në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.
Përballja ishte shumë interesante, ku u shënuan katër gola, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 2:2, shkruan lajmi.net.
Dusan Tadic hapi serinë e golave pas një asistimi të bukur të Mazraoui (18′).
Vetëm tetë minuta më vonë, Sebastian Haller shënoi autogol në përpjekje për të larguar topin nga rrjeta (26).
Ndërsa, vetëm tre minuta më vonë, Haller përmirësoi gabimin duke rikthyer epërsinë e mysafirëve (29).
Në pjesën e dytë, golin e vetëm për Benficën e shënoi i inkuadruari Roman Yaremchuk, gol që ishte i fundit në këtë takim (72′).
Kësisoj, tani gjithçka do vendoset në takimin kthyes.
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...