Ka përfunduar ndeshja ndërmjet AC Milan dhe Celtic e vlefshme për xhiron e pestë të Europa League.
AC Milan u gjendën në disavantazh prej dy golave në minutën e 14’.
Në minutën e 8’ ishte australiani Tom Rogic i cili realizoi për skocezët, ndërsa në minutën 14’ ishte Odsonne Edouard i cili realizoi për rezultatin 2-0.
Nuk shkoi shumë kohë edhe erdhi reagimi i Milanit, fillimisht ishte Calhanoglu i cili barazoi rezultatin pas një gjuajtje të lirë në minutën 24’, ndërsa ishte Samu Castillejo i cili barazoi në minutën e 26’
Me të filluar pjesa e dytë gjithçka ndryshoi, në skenë erdhi super-talenti Jens Hauge i cili me një depërtim fantastik kaloi ‘Rossonerët’ në avantazh në minutën 50′.
Fitoren për Milanin e vulosi zëvendësuesi i pjesës së dytë Brahim Diaz me golin e tij në minutën e 82′, gol të cilin e asistoi Hauge./Lajmi.net/
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...