Tashmë ka përfunduar ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës e cila ka qenë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022”.
“Dardanët” kanë treguar një nivel të lartë gjatë ndeshjes, duke ja bërë të ditur Spanjës se Kosova ka një skuadër të rrezikshme dhe mund të krijojë raste të bukura.
Kosova ka pasur disa raste mjaftë të mira për të shënuar gol por për fat të keq ka munguar finalizimi.
Spanja ka gjetur rrjetën e “Dardanëve” në minutën e 32-të ku autori i golit ishte Pablo Fornals i cili u asistua nga Alvaro Morata.
Lexo edhe:
Pjesa e parë ka përfunduar në favor të spanjollëve të cilët shuan në pushim me një rezultat 0-1.
Ndërsa në pjesën e dytë Kosova shfaqi përsëri fuqinë e saj duke krijuar raste tejet te bukura por me mungesë të finalizimit.
Spanjollët e dyfishuan avantazhin në minutën e 90-të ku golashënues ishte Ferran Torres i cili u asistua nga Mikel Merino.
Në grupin B Spanja gjendet ne vendin e parë me 13 pikë, Suedia në vendin e dytë me nëntë pikë Greqia në vendin e tretë me gjashtë pikë Kosova në vendin e katërt me katër pikë dhe Gjeorgjia në vendin e fundit me një pikë.
Kujtojmë që më herët Kosova ka qenë në vendin e tretë, por përshkak humbjes në ndeshjen e sotme ndaj Spanjës dhe fitoren e Greqisë ndaj Suedisë me rezultat 2-1, “Dardanët bien nga veni i tretë në vendin e katërt. /arbresh.info/
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...