Google ADS

Mbyllet ndeshja, Huesca – Real Madrid, me këtë rezultat

18:07 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Real Madrid ka fituar tri pikë tejet të rëndësishme në javën e 15-të në La Liga.

Real Madrid ka fituar në udhëtim ndaj Huescas me rezultat minimal, 0:1.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua në pjesën e parë me anë të Gareth Bale, që shënoi në minutën e 8’-të.

Real Madrid kishte shanse të arta që ta thellonte edhe më shumë epërsinë, mirëpo që Huesca kishte një mbrojtje tejet të organizuar.

Pas kësaj xhiroje, Real Madrid gjendet në vendin e katërt me 26 pikë, pesë më pak se Barcelona që është në vendin e parë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme