Google ADS

Mbyllet ndeshja, Drita pëson humbje të hidhur ndaj Legias

19:57 | 22 Gusht 2024
KRG

Skuadra nga Gjilani, FC Drita, ka luajtur sot ndaj Legia Varshavës, ndeshje kjo e vlefshme për play-off të Conference League.

Drita nuk pati fat, pasiqë që nga minuta e 31-të të ndeshjes luajti me 10 lojtar, pasiqë Hasan Gomda u ndëshkua me karton të kuq, shkruan Arbresh.info.

“Intelektualët” patën disa raste të bukura, mirëpo  iu mungonte finalizimin i tyre.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoj baras, me rezultat 0-0.

Ndërsa në minutën e 56-të, Legia gjeti golin, ku autor ishte Blaz Kramer.

Ndërsa në minutën e 83-të, gjetën golin e dytë, ku autor ishte Marc Gual.

Ndeshja përfundoj në favor të Leigas me rezultat 2-0.

Ndeshja e kthyese do të zhvillohet më 29 gusht në Prishtinë, ndërsa skuadra e Gjilanit duhet të shenojë 3 apo me shumë gola në mënyrë që të kaloj tutje. /Arbrehs.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme