Është zhvilluar sot (e martë) ndeshja e radhës për Grupin D në kuadër të Ligës së Kombeve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitoren e radhës kundër Azerbajxhanit duke i bërë plot 14 pikë në vendin e parë.
Kosova kaloi në epërsi qysh në minutat e para të lojës përmes Arbër Zenelit, ishte Zeneli sërish ai që dyfishoi rezultatin në 2 me 0 në minutën 41’, për t’u trefishuar nga Amir Rrahmani në minutën e 61’, e mbyllur me një hat-trick nga Arbër Zeneli në minutën e 77’, raporton arbresh.info.
Gjatë gjithë lojës kanë dominuar kaltër e verdhët në posedim të topit si dhe në fazën e sulmit.
Skuadra kundërshtare, kishte vetëm tre raste ku rrezikoi portën e Aro Muricit, por që në mënyrë mahnitëse u shmangën nga portieri kosovar.
Kosova me fitore kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve për divizionin D.
Tani përfaqësuesen tonë e pret sfida në Grupin C me Maqedoninë, për të cilën ka shpresa se do të përfundojë në të mirë të ‘Dardanëve’./Arbresh.info/
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor