Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Italisë dhe Spanjës.
Sapo ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales ndërmjet Spanjës dhe Italisë në “Wembley”, shkruan lajmi.net.
Ndeshja në pjesën e parë ishte dinamike, megjithatë spanjollët patën iniciativën dhe rastet ndërsa italianët dukeshin paksa të çkoordinuar si skuadër.
Dani Olmo pati një rast të mirë, por intervenimi bravoroz i Donnarummas e shpëtoi Italinë.
Spanja pati gjithsej pesë tentime dhe Italia nuk rrezikoi portën e Simon përpos rastit të Barellas, i cili ishte në pozitë jashtë loje.
Në fund të pjesës së parë, ishte Emerson i cili pati një rast të mirë, por goditi shtyllën.
Rezultati i pjesës së parë, Italia 0-0 Spanja./Lajmi.net/
Deschamps do të largohet nga Franca pas Kupës së Botës
“Sikur të fikeshin kamerat, Rozanën do ta…”/ Të tjera koment...
Newcastle me një këmbë në finale të Carabao Cup, triumfon nd...
Xuxi thërret Drilonin ‘çika jeme’, i reagon ashpër Sara
U përfol si emër që mund ta zëvendësojë Lajçakun, por Haavis...
Çitaku, LVV-së: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurt...