Google ADS

Mbyllet baras pjesa e parë mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut

19:03 | 13 Qershor 2021
KRG

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka debutuar për herë të parë në histori në Kampionatin Evropian në ndeshjen ndaj Kombëtares së Austrisë.

Austria dhe Maqedonia e Veriut janë duke zhvilluar ndeshje mjaftë interesante, me rezultatin momental që është 1 – 1.

Austria kaloi fillimisht një epërsi, pas një super asistimit të Marcel Sabitzer, të cilin e konkretizoi Stefan Lainer (18′).

Mirëpo, pas një gabimi në mbrojtje të Austrisë, përfitoi Goden Pandev që lehtësisht realizoi në portën e zbrazur për të barazuar rezultatin (28′).

Pandev me këtë gol gjithashtu u bë lojtari i dytë më i vjetër në histori të Kampionatit Evropian që shënon gol, me saktësisht në moshën 37-vjeçare.

Në minutat tjera, dy Kombëtaret kishin disa raste, por assesi nuk i konkretizuan rastet./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme